Mar 17, 2023
 in 
Makeup

Ku ndryshon fondatina nga BB Cream dhe nga CC Cream

K

ur vjen puna te baza e make up, të gjithe dëshirojmë që ajo të jetë perfekte. Një bazë perfekte, bën që i gjithë grimi të duket i bukur dhe të qëndrojë gjatë.

Por secila kemi nevoja të ndryshme për lëkurën tonë. Dikush dëshiron të mbulojë imperfeksionet, disa duan vetëm pak ngjyrë që ti japë gjallëri lëkurës e disa të tjerë ndoshta vetëm  shkëlqim në lëkurë.

Prandaj në treg ekzistojnë shumë opsione që ti përshtaten kërkesave të konsumatorëve.

Fondatina

Është më e përhapura dhe më e shitura momentalisht në treg. Ofron mbulim të plotë ose edhe mesatar.Duhet zgjedhur në bazë të tipit të lëkurës suaj që të japi rezultatin e duhur. Ka shumëllojshmëri tonalitetesh dhe ngjyrash. Mund të lërë pas një përfundim matt ose të shkëlqyeshëm.(glow)

 

Nëse lëkura juaj ka disa imperfeksione dhe qëllimi juaj është mbulimi i mirë i tyre atëherë fondatina është zgjedhja e duhur.

Dikur fondatinat që ofronin mbulim krijonin krisje dhe ndjeheshin të rënda në lëkurë.  Gjithashtu oksdioheshin. Por formulat që po përdoren momentalisht në industri për krijimin e fondatinave kanë ndryshuar dhe janë perfeksionuar.

 CC Cream

CC Cream është një produkt që përdoret për të korrigjuar ngjyrën e lëkurës. Edhe nga vet emrii tij “Color Corrective” mund të kuptoni se cili është funksioni i tij.

Ai ndihmon në mbulimin e tonit jo të njëjtë të lëkurës dhe hiperpigmentimit me përbërës të shtuar që qetësojnë skuqjen dhe nxisin shkëlqimin.

Përbëhet nga ingredientë që nuk i bëjnë dëm lëkurës. Hidraton mirë dhe ka faktor antiaging.

Ndjehet shumë i lëhtë në lëkurë, madje më i lehtë se BBCream.

CC Cream nuk ofron shumë opsione për tonalitete.

Kremrat CC janë të shkëlqyeshëm për mbulim të lehtë që rregullojnë hiperpigmentimin.

BB Cream

 BB Cream është një krem me ngjyrë që përdoret në vend të fondatinës për ti dhënë ngjyrë e gjallëri lëkurës dhe për të mbuluar imperfeksione shumë të vogla. Konsiderohet si një balm për fytyrën.

Mbulimi i tij është i lehtë dhe akoma ka shumë pak variacion ngjyrash .

Kremrat BB janë të shkëlqyera për mbulim të lehtë me përfitime shtesë për kujdesin e lëkurës.Ofrojnë një version të lëmuar dhe të ushqyer të lëkurës tuaj natyrale.

Në përfundim, secila nga ne zgjedh atë që i nevojitet lëkurës së saj. Mund edhe ti kombinoni në varësi të rastit. Në evente mund të përdorni fondatina me mbulim të lartë që qëndrojnë gjatë, ndërsa në përditshmëri BB Cream dhe CC Cream janë opsione shumë të mira.

Informohuni me shume se si te zgjidhni fondatinen perfekte per lekuren tuaj duke klikuar linkun.