donjëherë pasi shohim rezultatet e një produkti make up që na pëlqen e fusim direkt në koleksionin tonë të përditshëm. Por harrojmë të kontrollojmë përbërësit e tyre,të cilët ka raste që janë tepër të dëmshëm për lëkurën. Produktet që do tju rendisim më poshtë kanë rezultuar problematikë për lëkurën dhe janë mjaft të shitur në tregun tonë.

Fit Me Foundation
Është një krem pudër mjaft i dëgjuar, gjithashtu dhe ekonomik. Në përbërjen e tij ka shumë paraben. Parabeni ka aftësinë të përthithet nga lëkura dhe ndikon në sistemin tonë. Ai imiton estrogjenin në trup dhe ka shumë shanse të shkaktoj kancer gjiri.

Fit Me Concealer
Përmban të njëjtin lloj parabeni si dhe fondatina. Përpiquni ta shmangni përdorimin e tyre.

Sephora Blush.
Sa shpesh e keni hasur blushin viral të Sephorës në rrjet? Përmban BHT që kohët e fundit lidhet me infertilitetin. Gjithashtu ka efekt negativ për tiroidet.
.jpg)
NYX Baking Powder.
Ky produkt përmban Propyl Paraben i cili është i njohur për ndikimin negativ që ka në hormone. Sipas një studimi të kohëve të fundit nga universiteti i Harvard dyshohet që rrit shanset për infertilitet.

Dihet tashmë që pothuajse shumica e produkteve të make up përmbajnë kimikate. Por duhet të dini që disa prej tyre janë të sigurtë, ndërsa disa të tjerë është mirë ti shmangni.
Kliko linkun per tu informuar me shume rreth vitaminave qe stimulojne nje metabolizem me te shpejte.