ak njerëz kanë lëkurë aq të mrekullueshme sa JenniferLopez. Lëkura e saj e shndritshme dhe pa rrudha ka qenë një gjithmonë një mister për botën e bukurisë për dekada. Të gjithë pyesin se cili është sekretii saj, çfarë përdor dhe si ja del të duket gjithmonë e re.

"Më duhet të them, kam gjene të mira. Mami dhe gjyshja ime kishin lëkurë të bukur, kështu që unë u bekova në te njeten mënyrë. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik… apo injeksione apo fillers apo diçka të tillë.”- kjo ishte përgjigja e saj për të gjithë kuriozët.

Megjithatë disa sekrete bukurie ajo i ka ndarë me fansat.
1. Jennifer përdor çdo ditë të vitit SPF.
Nuk është e çuditshme që të gjithë njerëzit me lëkurë të bukur betohen që përdorin gjithmonë SPF.

2.Përbërësi i saj sekret? Vaji i ullirit.
"Mamaja ime thoshte se vaji iullirit ishte kura për gjithçka. Dhe është një sekret që e kam përdorur gjatë viteve, sepse me të vërtetë funksionon. Sa herë që flokët, lëkura ose thonjtë e mi ishin të thatë, do të kthehesha tek vaji iullirit.”- tha ajo në një intervistë.

Jennifer Lopez lan gjithmonë fytyrën pas stërvitjes
Aktorja stërvitet pesë herë në javë,kështu që natyrshëm, djersitet shpesh.
“Unë gjithmonë, gjithmonë e laj fytyrën pas një stërvitje”, tha ajo për Hello! në vitin 2016. "Kjo më ndihmon të mbaj poret e mia të pastra dhe lëkura ime të ndjehet e shëndetshme."

JenniferLopez nuk fle kurrë me grim
Pa marrë parasysh se sa shumë dëshiron të shkojë në shtrat, ajo nuk e braktis kurrë rutinën e saj të pastrimit të natës.
“Unë kurrë nuk shkoj në shtrat pa hequr grimin dhe përdor kremra nate për të mbajtur lëkurën time të hidratuar”, tha Lopez për People.

Jennifer Lopez ka një orar strikt gjumi
Idealisht, do të më pëlqente të flija 9 ose 10 orë gjumë, tha Lopez për InStyle. “Por sido që të jetë, gjithmonë sigurohem që të bëj të paktën tetë orë.”

Jennifer Lopez kujdeset për trupin e saj
Rutina e Lopez-it për kujdesin e lëkurës është qartësisht solide, por ajo është gjithashtu e kujdesshme se si e ushqen trupin e saj.
"Unë nuk pi alkool, nuk pi duhan dhe as kafeinë," tha ajo për Us Weekly . "Kjo me të vërtetë shkatërron lëkurën tuaj ndërsa plakeni."
Çfarë nuk e dëmton lëkurën? Perimet dhe ënget të cilat Lopez i konsumon me shumicë. “Ne hamë shumë perime jeshile, shparg,lakër Brukseli, brokoli dhe lakër jeshile”, tha ajo për median. Dhe pi të paktën shtatë gota ujë në ditë.

Në maj 2020, kuzhinieri i saj, Kelvin Fernandez zbuloi se Lopez pëlqen ta fillojë ditën e saj me lëng jeshil. Ajo nuk është një adhuruese e madhe e frutave, por do të pijë një përzierje të përbërë nga "zarzavate si spinaqi, kastraveci dhe selino".
