urorëzimi i mbretit Charles përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në Angli. E gjithë vëmendja ishte mbi familjen mbretërore në datën 6 maj.


Ndërsa ngjarja historike zhvillohej,e gjithë bota e modës kishte kthyer sytë nga zonjat e mbretërisë për të parë se çfarë kishin zgjedhur të vishnin në këtë eveniment.

Pothuajse të gjitha kishin preferuar nuancën e bardhë. Toni i ndritshëm dhe i pastër mendohet të jetë një emblemë paqeje, si dhe fillime të reja, sipas ekspertit të ngjyrave.

Shihni më poshtë veshjet e zonjave dhe na thoni cila mbetet e preferuara juaj.
Mbretëresha Camilla zgjodhi një fustan të bardhë me detaje floriri që u koordinua me rrobat e bardha të kurorëzimit të Mbretit Charles. Fustani i saj u dizenjua nga Bruce Oldfield. Me të,ajo vendosi të njëjtin gjerdan që mbretëresha Elizabeth II mbajti për kurorëzimin e saj në vitin 1953.



Kate Middleton zgjodhi një fustan të bardhë nga Alexander McQueen që ishte plot simbolikë. Fustani përmbante qëndisje që simbolizonin katër kombet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.



Princesha Charlotte kishte veshur një veshje të ngjashme, të dizenjuar gjithashtu nga Alexander McQueen, e punuar nga e njëjta krep mëndafshi të bardhë dhe e qëndisur me simbolikën e katër kombeve.



Kliko linkun per te pare veshjet qe zgjodhen yjet per Met Gala.