Aug 11, 2022
 in 
Studime

Kush është ndryshimi mes Filler dhe Botox?

F

iller dhe Botox janë trajtime kozmetike të cilat merren nëpërmjet injeksioneve në lëkurë. Të dyja janë minimalisht invazive, që do të thotë nuk kanë nevoje për ndërhyrje kirurgjikale. Në fakt këto janë të përbashkëtat e vetme që këto të dyja kanë .

Shumë njerëz i ngatërrojnë Filler dhe Botox me njëra tjetrën, edhe pse ato janë shumë të ndryshme.

Ne do ju tregojmë sot ndryshimet kryesore mes të dyjave.

BOTOX

Botoxi përmban një bakter të pastruar, e cila krijon një substancë që ndalon tejçimin e impulseve nervore tek muskujt, duke reduktuar lëvizjen e tyre dhe si rrjedhim pakëson evidentimin e rrudhave dhe zbehjen e mimikave të fytyrës.

Sasia e duhur e injektuar në rrudhat e duhura, jep një rezultat të dukshëm , siç e ka dhënë për dekada me rradhë. Por nëse sasia është e tepruar, mund të bëhet shumë i rrezikshëm.

Rrudhat kryesore që Botoxi mund të trajtojë janë vijat në pjesën e sipërme të fytyrës, si pshm: pjesa mes vetullave, vijat horizontale të ballit, si dhe rrudhat rreth syve.

Këto rrudha formohen si pasojë e mimikave , buzëqeshja, dhe shprehi të tjera të fytyrës.

Botoxi nuk funksionon në vijat që janë shkaktuar nga lëkura e varur e fytyrës, ose siç i themi ne kur ka lëkurë të rënë dhe të pa mbushur. Këto njihen si rrudha statike, dhe përfshijnë rrudhat në qafë, faqe, apo në zonën e nofullës.

Por Botoxi nuk është një trajtim i përhershëm, dhe është e nevojshme të kryhet disa herë për të pasur efektin e reduktimit të rrudhave.

Shumë njerëzve, efekti i qetësimit të muskujve u zgjat nga 3-4 muaj.

FILLER

Ndërsa filleri është produkt i injektueshëm, i tretshmëm apo i patretshmëm, i cili përdoret për rritjen e volumit apo për mbushje të rrudhave në fytyrë. Filleri dermal përmban përbërës që mbushin zonat që janë dobësuar për shkak të moshës.

Këto zona janë kryesisht në faqe, buzë, dhe zona rreth gojës.

Substancat e përdorura në fillerat dermal janë:

  1. Hidroksilapatiti i kalciumit, i cili është një përbërës i ngjashëm me mineralin që gjendet në kocka.
  2. Acidi hialuronik, i cili gjendet në disa lëngje dhe inde në trup që i japin lëkurës mbushje.
  3. Polyalkilimid, një xhel transparent që është i pajtueshëm me trupin.
  4. Acidi polilaktik, i cili stimulon lëkurën të prodhojë më shumë kolagjen.
  5. Mikrosferat polimetil-metakrilate (PMMA), një mbushës gjysmë i përhershëm.

Secili nga këta përbërës shërben për të trajtuar shenjat e moshës apo probleme të ndryshme kozmetike, dhe secili trajton probleme specifike.

Disa nga këto probleme janë :

  1. Mbushje e buzëve
  2. Përmirësimi ose mbushja e zonave të cekëta në fytyrë.
  3. Zvogëlimi ose heqja e rrathëve poshtë syve të shkaktuara nga qepalla e poshtme.
  4. Mbushja ose zbehja e pamjeve të plagëve të thella.
  5. Mbushja ose zbutja e rrudhave statike, veçanërisht në pjesën e poshtme të fytyrës.

Rrudhat statike janë rrudhat në qafë, faqe, apo në zonën e nofullës. Këto rrudha shkaktohen nga mungesa e kolagjenit dhe elasticitetit në fytyrë.

Fillerat konsiderohen të padëmshëm, por efekte ansore mund të ndodhin.

Disa nga këto efektë janë :

  1. Skuqje të lëkurës, kruajtje ose shpërthime të ngjashme me puçrrat
  2. Skuqje, mavijosje, gjakderdhje ose ënjtje
  3. Pamja e padëshirueshme, si asimetria, gunga ose korrigjimi i tepërt i rrudhave
  4. Dëmtimi i lëkurës që shkakton një plagë, infeksion ose dhëmbëza
  5. Aftësia për të ndjerë substancën mbushëse nën lëkurë
  6. Verbëri ose probleme të tjera të shikimit
  7. Vdekja e qelizave të lëkurës për shkak të humbjes së rrjedhjes së gjakut në zonë

Të marrësh këtë kujdes ju duhet një profesionist i kualifikuar, si p.sh. një dermatolog, kirurg plastik ose kirurg kozmetik i certifikuar nga bordi. Kjo ndihmon që procedura të kryhet në mënyrë të sigurt dhe të duhur. Njerëzit duhet të diskutojnë përvojën dhe trajnimin e kryrësit të këtij procesi, në Filler dhe Botox përpara se të marrin një vendim.

Informimi rreth çdo detaji në lidhje me Filler dhe Botox është i rëndësishëm pasi ju duhet të jeni në dijeni për rreziqet dhe kostot e trajtimeve dhe gjithashtu që të keni pritshmëri sa më realiste mbi efektin e tyre.