Aug 4, 2023
 in 
Produkte

Ky produkt viral flokësh e bën punën e tij por ka një problem.

N

ëse jeni në TikTok, të paktën një herë duhet të keni parë këtë produkt në faqen kryesore. SNTE Hair Wax Stick është një nga produktet virale i cili bën të mundur ngjitjen e flokëve pas kokës kur krijoni bisht apo topuz.

Flokët e rinj të shkurtër ose babyhairs nuk do të elektrizohen dhe bishti do tju dalë perfekt. Pra e bën atë që premton.

Por vajzat në videot e tyre në TikTok ankohen për dy probleme të këtij produkti.
1. Të yndyros flokët e i bën të duken sikur nuk janë të larë.
Kjo vlen për vajzat që kanë flokë të yndyrshem. Ky produkt nuk do të bashkëveprojë mirë me flokët tuaj pasi do tjua bëjë dyfish të dukshme yndyrën.

2. Mezi shplahet nga flokët.
Konsistenca e tij vajore dhe e trashë e bën shumë të vështirë procesin e larjes së flokut pasi ai ngjit në të. Do tju duhen disa larje që ta hiqni nga floket tuaj.

Po ju e keni provuar kete produkt? Na tregoni me shume per eksperiencen tuaj me te.

Klikoni linkun per te lexuar me shume se si ndikoni vaji i mustardes ne floket tuaj.