bë pak kohë qëkur Rihanna pozoi për kopertinën e Vogue me një trend që na u duk qesharak dhe as nuk e morëm seriozisht. Kjo sepse është një ndër trendet më të çuditshme që nuk duam të kthehet më kurrë.
Në Gusht të vitit 2018 Rihanna u shfaq për kopertinën e Vogue me vetulla fije, pra super të holla që duken si një vizë.
Patjetër që komentet ishin të shumta, dhe njerëzit nuk e përqafuan këtë trend.

Por dihet që kur Rihanna sjell diçka , koha e ka vërtetuar që edhe pse duhet pak kohë për t’u përtypur, ajo gjë do fillojë të dominojë shpejt.
Siç ndodhi në vitin 2012 ku Rihanna u shfaq me vetulla të trasha që dukeshin si të laminuara, dhe rrjeti u skandalizua. Sot është trendi më i përhapur.

Së fundmi Kylie Jenner , postoi disa foto nga sezioni i saj i fundit fotografik, ku shfaqet me vetulla shumë të holla, dhe duket komplet si një person tjetër.

Miliardierja na paralajmëroi që në Maj, ku ajo hodhi një postim në Instagram me vetulla goxha të holla, por nga fotot e fundit që Kylie ka postuar, vetullat e saj janë ekstremisht më të holla se sa nga fotoja në Maj.


Por edhe personazhe të tjera të njohura janë bërë pjesë e këtij trendi.
Modelja e famshme Bella Hadid, është një ndër personazhet që është duke u shfaqur vazhdimisht me vetulla të holla.

Gjithashtu dhe këngëtarja dhe ylli i tiktok-ut Doja Cat, e ka sjellë në mënyrën e vet këtë trend.

Po ju si ndiheni për këtë trend? A do guxonit që ta rikthenit?