Jul 12, 2022
 in 
Personazh

Kylie i dedikon koleksionin "Stormi" dashurisë

K

ylie Jenner është njëzet vjecarja që qëndron mbi perandorinë 1 billion dollarshe,vlerë kjo e referuar nga revista Forbes. Por kjo arritje nuk është vetem fal familjës Kardashian-Jenner ku ajo ka patur fatin të lind. 

Kylie, nëpermjet suksesit të brand-it të saj, ka sfiduar të gjitha paragjykimet, sipas të cilave familja Kardashian-Jenner është thjesht ‘e pasur pa talent’. Fale punës së pashtershme, kompania kozmetike ku 21- vjecarja përfshihet në të gjithe fazat e prodhimit, ka të ardhura vjetore prej 170 milion dollare. 

Tek sa futemi në muajin e dashurisë, shkurtin, Jenner sjell në treg koleksionin më të ri, dedikuar dashurise së saj më të madhe, Stormi, me rastin e 2 vjetorit. Diçka që tërheq vëmendjen janë çmimet e arsyshme të vendosura tek këto produkte të reja,për vetë faktin që ato janë mini sikurse vogëlushja Stormi, një element që e bën akoma me te adhurushem!

‍

Koleksioni Stormi kylie JENNER

‍

Koleksioni përfshin kryesisht ngjyrat lejla, patellxhan, roze dhe përbehet nga një palete, tre kite per buzët, nje blush, dhe gjashtë shkelqyes.

Paleta përbehet nga një kombinim shumë i ëmbel me një miks të nevojshme mes ngjyrave mate dhe reflektuse. Përzgjedhja e ngjyrave natyrale bashkë me formatin kompakt e bën këte palete përfekte për udhetime. Kosto e saj është 28 $.

Gjashtë  shkelqyesit ‘high gloss’ kanë një efekt shumë të shëndrritshem dhe emrat e tyre jan thjesht të adhurueshëm, Little Sunshine, Sweet Dream, My Little Aquarius, Stormaloo, Babyluv dhe Deepest Love, të gjitha sëbashku për $36. 

Ndërsa Blushi,Flutter In Love ka tonalitetin e koralit dhe vjen ne harmoni me linjen ne teresi.

Ndonëse lip-kitet e para, në vitin 2015, u kritikuan nga maniaket e makeup-it, për formulen e thatë, gjatë viteve, Kylie e ka punuar shumë që ta rikuperoj besimin tek ne. Edhe në këte koleksion, lapsat dhe buzekuqet erdhen në kit në 3 tonalitete, vishnjë, tulle dhe nude me çmimin 12 dollaresh.

‍