Jul 19, 2023
 in 
Trendet

Kylie Jenner akuzohet se ka kopjuar paletën e Marios.

T

ë gjithë besoj keni dëgjuar për grimierin e famshëm Mario Dedivanovic. Ai është një talent në botën e make up dhe ka grimuar shumë personazhe të njohur botërorë midis tyre dhe Kim Kardashian.

Por Mario nuk është i njohur vetëm për kaq. Ai ka krijuar linjën e tij të make up të quajtur “Make Up By Mario”. Produktet e tij cilësohen nga ndjekësit tepër cilësore dhe shumë prej tyre janë virale.

Ndërkohë Kylie Jenner në linjën e saj kozmetike “Kylie Cosmetics” sapo ka lançuar një koleksion të ri. Pjesë e këtij koleksioni është edhe paleta “Classics Mates”.  Një paletë me tone mat në ngjyra neutrale.

Mirëpo ky koleksion nuk është mirëpritur nga fansat, madje akuza të forta janë hedhur mbi Jenner.
Të gjithë  po bërtasin faktin që paleta është një kopje e shëmtuar e paletës ikonike “Master Mattes” nga Mario.

Që nga emri, paketimi dhe të gjitha tonet, të gjitha janë njëlloj. Komentuesit në rrjete sociale kaluan edhe në komente ironike duke thënë se Kylie Jenner duhet të ndryshojë gjithashtu edhe emrin e linjës së saj dhe ta quajë  “Make up by Kylio”.

Po ju a mendoni se paletat janë identike?

Bronzerine preferuar te Sofia Richie e keni vetem dy hapa larg. Kliko linkun per te mesuar me shume.