rej shumë kohësh në media është përfolur për ndryshimin drastik që Kylie Jenner ka pësuar ndër vite. Dhe pse asnjëherë nuk kishte folur për këtë temë, ajo hapi zemrën në finale e këtij sezoni të “The Kardashians”.

Kylie pohoi se kishte bërë operacion plastik gjoksin shumë pak muaj para se të mbetej shtatzanë me Stormin. Brenda 6 muajve, vetëm kur ishte 20 vjeç dhe ndërsa akoma po shërohej nga operacioni i gjoksit ajo mësoi se ishte shtatzënë.

Ndër të tjera Jenner shprehet se tashmë është penduar shumë për këtë ndërhyrje.
“Gjoksi im natyral tani më duket sikur ishte perfekt.”

Kylie tregon se ka filluar të mendojë ndryshe për çdo ndërhyrje që ka bërë në trupin e saj, që pasi u bë nënë. Ajo nuk do donte kurrsesi që Stormi të bënte operacion gjoksin që në moshën 19 vjeçare.

“Do të më thyhej zemra nëse ajo do të donte ta bënte operacione në trupin e saj në moshën 19-vjeçare. Ajo është gjëja më e bukur ndonjëherë, unë dua të jem nëna më e mirë dhe shembulli më i mirë për të dhe do të doja që të mund të isha sa ajo dhe t'i bëja të gjitha ndryshe, sepse unë nuk do të prekja asgjë.”

Kliko linkun per te pare ndryshimet qe beri Margot ne menyre qe te dukej fiks si nje Barbie.