Jul 7, 2023
 in 
Makeup

Latte Make Up, trendi i momentit.

N

ëse këtë verë nuk po inspiroheni  nga asgjë për të krijuar një make up look të  veçantë atëherë mos u shqetësoni. E kemi ne zgjidhjen për ju.

Tik Toku tashmë është pushtuar nga një trend i ri. Quhet Latte Make Up dhe do tjua vjedhë zemrën.

Ky grim konsiston në një përzierje të lezetshme që kombinon nuancën  e bronzit të plazhit me nuancat karamelore njëngjyrëshe, ngjyrë kafeje, purpur dhe qelibar. Është koha për të sjellë atë shkëlqim të ngrohtë dhe qumështor, por pa mundim, në rutinën tuaj të grimit.

Influencerja Rachel Rigler prezantoi termin "latte make-up" në një video që mblodhi shpejt miliona shikime. Frymëzimi i saj per grimin me këto nuanca mori flakë dhe hashtag-u #lattemakeup ka grumbulluar që atëherë dhjetë milionë shikime marramendëse.

Trendi i latte girl ka të bëjë me përqafimin e atyre tonaliteteve të ngrohta, bronzi që do t'ju bëjnë të ndiheni si një perëndeshë buzë plazhit. Por këtu është përbërësi sekret: mbulim minimal. Po më pak është më shumë në botën e grimit latte. Rigler këshillon të shmangni zonën e hundës, duke i lënë njollat tuaja natyrale të shkëlqejnë. Ky truk i zgjuar jep iluzionin e të aplikuarit më pak make-up sesa keni  në të vërtetë .

Çelësi për të arritur make up-in perfekt latte është t'i përmbahesh produkteve me bazë të verdhë për atë joshjen monokromatike të karamelit. Thuaj lamtumirë tonaliteteve të forta shumëngjyrëshe.

Klikoni linkun per te pare trendi e TikTok per qerpike perfekt.