Aug 30, 2022
 in 
SkinCare

Letrat që kontrollojnë yndyrën e fytyrës, çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë?

N

jë produkt që vërtet është cilësuar si magji bërës , është padyshim letra që kontrollon yndyrën e fytyrës ( oil control paper) 

‍

Këto janë letra shumë absorbuese që ndihmojnë në thithjen e vajit nga lëkura, duke lënë një pamje më mat. Fletët thithëse të vajit që gjeni në drugstore janë bërë zakonisht nga letra orizi, tul druri dhe madje edhe nga pambuku.

‍

Shumë thonë se lëkura e tyre bëhet më e yndyrshme gjatë ditës. Në veçanti, të jetuarit në një klimë të lagësht  mund t'ju bëjë të ndiheni sikur lëkura juaj është më e yndyrshme sesa duhet. 

‍

Prandaj, përdorimi i fletëve të pastrimit të vajit me qëllimin e vetëm për të reduktuar prodhimin e tepërt të yndyrës mund të mos jetë efektiv. Kjo për shkak se ky produkt nuk trajton shkaqet themelore të prodhimit të tepërt të yndyrës

‍

Por letrat janë zgjidhje e mirë e përkohshme për të thithur yndyrën në fytyrë pa e prishur makeup-in . 

Firma drugstore si Essence e kanë sjellë si produkt dhe ka pasur shumë feedback pozitiv. Gjithashtu kompani si Fenty dhe Rare Beauty i kanë sjellur këto letra bashkë me pudrën kompakte. 

‍

‍

Po ju do i provonit?

‍