Apr 25, 2023
 in 
Personazh

Lori Hoxha është një fashionista dhe për këtë nuk kemi pikë dyshimi.

P

Përveçse një producente tepër e suksesshme duke sjellë në television emisione që gozhdojnë njerëzit para ekranit, Lori Hoxha është një influencer që ka krijuar ndjekësit e saj besnikë. Shumë e ndjekin për stilin në veshje, të tjerër për të parë trendet më te fundit te flokëve dhe make up, ndërsa disa të tjerë pëlqejnë tipin e saj të të lirshëm.

Që në fillimet e saj në rrjete sociale, Lori njihej për faktin që kishte një stil shumë të veçantë në mënyrën se si vishej. Në blogun e saj ato kohë, ajo postonte vazhdimisht kombinime veshjesh të cilat ishin inspirim për vajzat e tjera.

Ende dhe sot ajo e ruan titullin si një nga vajzat e showbiz që vishet më bukur, Përpos kësaj, Lori lehtësisht mund të quhet një trendsetter. Ҫdogjë që ajo bën, kthehet në trend për vajzat. Që nga thonjtë, make up, flokët,kremrat,aksesorët e shumë të tjera.

Më poshtë do të gjeni të listuara disa nga herët kur veshjet eLori Hoxhës kanë bërë namin dhe kanë mbetur gjatë në memorien e të gjithëve.

Fustani i bardhë veshur në dasmën e Sara Hoxhës.

Një tjetër fustan nga dasma.

Look-u totalisht i zi është ndër të preferuarit e saj.

Kostumet sportive janë një nga zgjedhjet më të shpeshta të Lorit madje ajo ka krijuar dhe koleksionin e saj me veshje sportive.

Ky fustan i shkurtër gold u bë kryefjala e veshjeve te vajzave përshumë kohë.

Nuk mund të gabosh kurrë me një fustan të zi të shkurtër.

Duke qënë se Lori ka arritur një formë shumë të mirë trupore, ky fustan është një zgjedhje perfekte.

Më këtë fustan duket kaq shik.

Fustan i shkurtër i zi punuar me gurë të çmuar shoqëruar me doreza të gjata.

Veshja që u përfol aq shumë në Top Awards.

Ky fustan i shkurtër i kuq qëndron kaq bukur te Lori.

Veshje totalisht pink është një nga më të pëlqyerat nga fansat.

 

Klikoni linkun per te pare disa nga veshjet ikonike te Bleona Qerretit.