Mar 14, 2023
 in 
Personazh

Luana Vjollca e ftuar në dasmën e veçantë të Lele Pons

L

ele Pons është një nga personazhet më të njohur të showbizit. E konsideruar si një nga youtubers dhe influencers më të famshëm të momentit, dasma e saj javën e kaluar ishte një nga ngjarjet më të komentuara.

E dini kushishte e ftuara e veçantë e Lele Pons në dasmë?

Luana Vjollca!

Nuk e dimë historinë e miqësisë midis tyre, por moderatorja udhëtoi drejt Floridës për të qënë pjesë e dasmës.

Luana Vjollca u duk mjaft bukur në këtë event. Zgjodhi të vishte një fustan të gjatë,në ngjyrë rozë të errët, e cila është konsideruar dhe ngjyra e vitit 2023.

Fustani kishte një hapje të veçantë në pjesën e dekoltesë dhe një të çarë në pjesën e barkut. Veshjen e kishte kombinuar me një palë këpucë ngjyrë nude.

Flokët si gjithmonë bjondë të gjatë i kishte stiluar në onde të mëdha.

Make up vinte në tonalitet e ngjyrave të tokës, duke rënduar më shumë sytë e më pak buzët.

Në tërësi,Luana shkëlqeu dhe tërhoqi mjaft vëmendje.

Klikoni linkun dhe zgjidhni lookun me te bukur te Luanes ne ZemerLuana!