Feb 9, 2023
 in 
Makeup

Rimelët drugstorë më të pëlqyer

K

ur vjen puna te një rimel ajo çka të gjithë kërkojmë është të na i bëjë qerpikët voluminozë, më të gjatë dhe të mos bjerë shpejt poshtë syve. E nëse këto i gjen të gjitha te një produkt me çmim ekonomik atëherë është zgjidhja perfekte.

‍

Ka shumë rimele drugstore që ofrojnë cilësi të lartë dhe mund të blihen nga të gjithë pa investuar shumë para. Më poshtë po ju japim disa sugjerime të mira.

‍

‍

Maybelline Lash Sensational Sky High LashMascara

Është spikatur si një nga opsionet më të mira për një rimel ekonomik. I jep qerpikëve shumë volum dhe gjatësi.Konsiderohet si një version më i lirë i rimelit “Better then Sex” nga Too Faced që kushton dyfish më shumë.

‍

‍

‍

Essence Lash Princess False LashEffect Mascara

Ky rimel ka qënë super viral në TikTok së fundmi. Është i preferuari i shumë influencers sepse i bën qerpikët të duken shumë të gjatë dhe njëkohësisht natyral. Gjithashtu është shumë i pigmentuar.

‍

‍

Loreal Voluminous Mascara

Është një nga produktet klasikë të brandit që i ka rezistuar kohës. Ka një furçë shumë të mirë që ofron volum dhe i kthen qerpikët duke i dhënë formë. Shumë make up artistë e sugjerojnë si një nga variantet më të mira për qerpikët tuaj.

‍

‍

‍

Lexoni në linkun më poshtë për disa lip balms që duhet ti provoni patjetër

‍

‍