Jul 24, 2023
 in 
Flokë

Maska sekrete për rritjen e flokëve.

K

ur vjen puna te kujdesi për veten të gjithë e dimë që sekretet e vajzave koreane po bëjnë namin në gjithë botën. Madje në kujdesin e lëkurës, produktet koreane janë ndër më të shiturat.

Sot do tju tregojmë një maskë që shumë shpejt do të kthehet në të preferuarën tuaj për efektin që ka. Ajo zgjat flokët tuaj si me magji. Natyrisht nëse e aplikoni rregullisht.

Merrni 3 gota ujë dhe vereni të ziejë. Ndërkohë hidhni në të disa degë rozmarine të freskët. Shtoni gjithashtu një grusht me gjethe menteje.

Më pas rradha e gingerit. Copëtojeni dhe shtojeni në përzierje. Dhe së fundmi pak karafil.

Lëreni të ziejë për të paktën 25 minuta në temperaturë mesatare. Do të shihni që eventualisht ngjyra e ujit do të ndryshojë dhe pikërisht atëherë është koha ta hiqni nga zjarri. Kulloni mbetjet e produkteve dhe hidheni ujin e pastër në një enë tjetër.

Aplikojeni në skalp dhe në gjatësi 3 herë në javë.