ër shumë arsye ky muaj mund tju ketë gjetur me flokë të dëmtuar.
Dekolorimi, lyerjet e shpeshta, koha e ftohtë,pajisjet e nxehta eshumë e shumë faktorë të tjerë mund të kenë ndikuar. E gjatë këtyre ditëve me shi, ndërsa pasditet po i kaloni në shtëpi ngrohtë bëjini një nder vetes dhe bëni një maskë flokësh në kushte shtëpie me disa ingrediente të thjeshtë që të gjitheve mund të na gjenden në kuzhinë.

Ju duhen vetëm 3 përbërës: vezë, vaj kokosi dhe mjaltbio.
Në një tas të vogë i perzieni vezen me dy luge vaj kokosi. Pasi ti keni shtuar dhe mjaltin trazojeni mirë që masa të jetë e njëtrajtshme.
Aplikojeni në flokë dhe kujdesuni që skalpin ta fërkoni mirë me majat e gishtave.

Mbajeni në flokë për 30 minuta. Më pas shplajeni dhe përdorni shampon siç bëni zakonisht.
Që të shikoni efekte mos u mjaftoni me kaq. Maska duhet përsëritur çdo javë, për disa muaj.
Mos harroni, na tregoni rezultatet!