Jul 17, 2023
 in 
Flokë

Maskë për flokët pas plazhit.

J

avën e kaluar shpjeguam në një artikull të veçantë se sa shumë nevojë për kujdes dhe trajtim ka floku pas një dite në plazh.

Duke qënë se po jetojmë ditët më të nxehta të verës dhe temperaturat shkojnë deri ne 40 grade, plazhi ose pishinat janë një alternativë e mirë për të kaluar kohën. E në këtë artikull do tju tregojmë një maskë që pas një dite përvëluese në plazh do tjua bëjë flokë e butë si mëndafsh.

Si fillim merrni një banane dhe pjesën e brendshme të saj shtypeni mirë duke krijuar një masë kremoze.

Shtoni në të një lugë me vaj bajameje dhe dy lugë mjalt. Përziejeni mirë për të krijuar një masë të njëtrajtshme.

Më pas aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Shplajeni më vonë me ujë të bollshëm dhe të vakët. Përseriteni shpesh këtë trajtim për të parë rezultate të kënaqshme.