ua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore kaloi disa ditë në rivierën shqiptare për të pushuar këtë verë. Dhe të gjithë sytë e medias ishin tek ajo.


Që nga rroba banjot që Dua vendosi të vishte , modelet e flokëve e gjithashtu dhe thonjtë e saj.

Shumë personazhe të njohur janë kthyer në inspirim për vajzat me modelet e tyre të thonjve këtë verë duke vendosur kështu disa trende të reja. Hailey Bieber,Selena Gomez, Jennifer Aniston janë disa prej tyre.

Mirëpo një tjetër model po njeh një tendencë në rritje së fundmi. Ai ishte dizajni që zgjodhi Dua këtë verë.Janë pikërisht këto thonj micro French.

Të shkurtër, klasikë, elegantë që përcjellin ndjenjën e rregullsisë janë një opsion super për verën. Nëse ju pëlqen dhe ju ky model mos harroni tja tregoni estetistes tuaj në takimin tuaj të rradhës me të.
