ikayla Nogueria është një nga beauty influencers më të suksesshme në të gjithë botën. Videot e saj kanë shikueshmëri super të lartë dhe ajo bashkëpunon me firmat më të famshme të make up.
.webp)
Një nga gjërat që ndjekësit komentojnë më së shumti në profilin e Mikaylës është pesha e saj.Influencerja ka reaguar në një video për mbipeshën e saj duke thënë:
“Është e dukshme që kam fituar peshë më shumë se kurrë. Nuk kam peshuar kurrë kaq sa peshoj tani. Dhe shoh çdo ditë të komentoni për këtë gjë.Por ju nuk i dini vështirësitë e mia me çrregullim e oreksit dhe me disforminë e trupit. Dhe fakti që unë nuk flas shpesh për këtë dhe as për shëndetin tim mendor është sepse njerëzve ju duket sikur e bëj për keqardhje, sikur dua ta fitoj simpatinë e tyre në atë formë.Kujtojnë se dua të luaj rolin e viktimës dhe e urrej këtë gjë. Kështu që kam preferuar mos të flasë për këto tema.”

Megjithatë prej komenteve të shumta për trupin dhe peshën e saj, aq më tëpër tani që dasma e saj e shumëpërfolur është vetëm një muaj larg, Mikayla zgjodhi të shpjegonte njëherë e mirë disa gjëra. Ajo vazhdoi më tej:

“Duhet të kuptoni që edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët. Edhe për mua ka qënë i tmerrshëm fakti që në dasmën time do të peshoj më shumë se çkam peshuar kurrë më parë. Gjithashtu duhet të dini që më parë unë kam qënë një Bodybuilder. Kam parë shumë njerëz afër meje që para ditës së dasmes fillojnë dieta intensive në mënyrë që të duken si version më i mirë i vetes në ditën e tyre më të rëndësishme. Sepse kështu na kanë mësuar.Mediat, revistat, personazhet e njohur, njerëzit e afërm ushtrojnë vazhdimisht këtë lloj presioni. Por mua më është dashur shumë punë me veten që të pranoja trupin që kam sot. Dhe po unë ndihem mirë me trupin tim. Jam më e lumtur se kurrë që do të martohem dhe do të dukem kështu. Sepse unë kështu jam! Pse duhet të ndryshoj për ditën time më të veçantë?

Por nuk jam e paprekshme.Komentet e tilla mbi trupin ma vështirësojnë këtë process.Por boll me këtë presion mbi nuset e ardhshme. Mjaft i thatë se duhet të duken perfekte në dasëm.Nëse unë gëzoj një shëndet të plotë, analizat më dalin në rregull çfarë rëndësie ka sa peshoj?

Dhe diçka të fundit për ju. Njerëzit që kanë shtuar në peshë nuk kanë nevojë për ju që tja thoni çdo sekondë. Ata e dinë.Bëni kujdes me fjalët që thoni sepse asnjëherë nuk e dini çpo ndodh me jeten e dikujt tjetër.”
Mikayla e mbylli këtë video duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga pesha e tepërt.
Edhe Bebe Rexha tregoi me shume per luften e saj me peshen e tepert. Klikoni linkun per te mesuar me shume.