May 9, 2023
 in 
Personazh

Miley Cyrus ndryshon ngjyrën e flokëve pas 11 vjetësh.

M

iley Cyrus ka qënë kryefjala e muzikës këto muaj. Që pas lançimit të hitit “Flowers”, këngëtarja u kthye dhe një herë fuqishëm në skenë.

Prej vitesh tashmë, flokët bjondë platinë simbolizojnë figurën e Miley. Herë të shkurtër e herë të gjatë, që nga viti 2012 ngjyra e tyre skishte ndryshuar.


Por së fundmi, në një event të modës në Los Angeles, këngëtarja i ka lënë fansat me gojë hapur. Një pjesë e mirë e flokut të saj ishte kthyer në brune.  Diçka inovative fiks për një personazh avangard si Miley.

Kjo lëvizje ishte totalisht e papritur nga fansat e saj. Të gjithë menduan se ajo do të ndiqte këshillën e Dolly Parton e cila i tha të qëndronte përjetësisht bjonde!
Dolly Parton është kumbara e Miley Cyrus. Së fundmi ato realizuan dhe një koncert së bashku ku performuan hitet e tyre.