Që shumica e personazheve të njohur rregullojnë defektet e trupit të tyre me anë te photoshop,kjo nuk është më një sekret. Ata përpiqen të sjellin te publiku gjithmonë imazhin perfekt të tyre.

Por do të çuditeni nëse ju them që dhe supermodelja e famshme, Naomi Campbell tentoi të fotoshoponte foton e saj?

Edhe pse linjat e saj konsiderohen si linja perfekte,modelja përsëri e ndjeu të nevojshme të ndërhynte në foto. Por këto rregullime ishin aq të dukshme në syrin e fansave të saj, saqë menjëherë ata reaguan me komente duke i dhënë Naomit “çmimin” si përdoruesja më e paaftë e photoshop.

Supermodelja, 52 vjeçe, mahniti me një fustan të veçantë grek në festën e Vanity Fair dhe ngarkoi shpejt fotografi të përsosura në mediat sociale por ndjekësit vunë re shpejt ndryshimet midis fotove origjinale dhe postimit të Naomit.

Ata filluan menjëherë komentet duke i kërkuar modeles të postojë foto origjinale dhe të normalizonte plakjen si një proces natyror.

Klikoni linkun per te pare ndyshimin e Rihannes nder vite.