Mar 8, 2023
 in 
Personazh

Ndryshimi i pabesueshëm i Adele është frymëzues

A

dele është një diva në tregun muzikor. Që kur preku skenën për herë të parë zëri i saj arriti të depërtonte në zemrat e publikut.

Pjesa tjetër është histori. Një mori hitesh, kënduar nga një zë brilant që mbushin gjithmonë sheshet e koncerteve të saj.

A ka ndryshuar Adele që nga shfaqja e saj për herë të parë deri tani?

Për zërin nuk mund të themi asgjë ama për pamjen e saj ka shumë për të folur.

Këngëtarja ka qënë e mrekullueshme si atëherë dhe tani. Në më shumë se një dekadë në muzikë,imazhi i Adele ka ndryshuar drastikisht.

Në fillimet e saj, Adele konsiderohej në sytë e publikut si një grua mbi peshë. Mirëpo kjo nuk e pengoi këngëtaren të vazhdonte karrierën e saj të sukseshme.

Ajo thoshte:

“Asnjëherë skam pasur pasiguri për pamjen time apo se çfarë dua të bëj me trupin tim. Mamaja gjithmonë më thotë bëji gjërat për vete jo për të tjerët!”

Megjithëse thoshte se pamja e saj nuk e prezantonte atë si artiste, ajo filloi të kujdesej për trupin e saj në vitin 2012, pak para se të vinte në jetë djali i saj.

Në vitin 2016 ajo u shfaq në publik me shumë më pak kile dhe i habiti te gjithe.

Në 2020 trajneri i saj personal shpjegoi se Adele vendosi të humbte peshë në mënyrë që të kujdesej për shëndetin e saj dhe jo për pamjen. Sidomos pas ardhjes në jetë të djalit saj.

Ai tha se ajo arriti një pamje perfekte me një ushqim super të kontrolluar dhe shumë shumë ushtrime.

Sot Adele duket shumë më e vogël në moshë dhe ka forma perfekte.

Ndryshimi dallohet gjithashtu në fytyrë e cila duket më e tërhequr dhe tiparet kanë dalë më në pah.

Këngëtarja është vërtet burim inspirimi për shumë gra që vuajnë peshën e tepërt.

Klikoni linkun per te pare ndryshimin e Shakires nder vite.