ihanna ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljet e saj të para. Një vajzë e vogël, e bukur nga Barbados me një zë aq të veçantë që dalëngadalë u kthye në një ndër emrat më të rëndesishëm të industrisë së muzikës. Hitet e saj janë të shumta dhe në 20 vite karrierë ajo ka lënë shenjë në historinë e muzikës.

Por kur themi Rihanna, nuk na vijnë në mendje vetëm këngët por edhe looku i saj. Gjithmonë ndryshe, gjithmonë cool duke vendosur trende për artistët e tjerë. Ajo ka eksperimentuar shumë shpesh me pamjen e saj. Dhe frymëzuar nga rikthimi i saj në muzikë, le ti hedhim një sy evoluimit të këngëtares ndër vite.

Në 2005 Rihanna kishte një stil të thjeshtë. Kishte flokë të gjatë dhe baluke që i mbante gjithmonë anash. Menjeherë ra në sy për tiparet e theksura dhe tepër të bukura. Buzë të trasha e me formë të bukur, sytë në ngjyrë jeshile mahnitën ndjekësit e rinj të këngëtares në fillimet e saj. Veshja super cool!

Në vitin 2006, të gjithë e kuptuan që një nga pikat e forta të Rihanës do të ishte stili. Ajo u shfaq në Condé Nast's Third Annual Fashion, me një fustan ngjyrë metali. Buzët e kuqe dhe flokët e stiluar bukur i mahnitën të gjithë.

Në vitin 2007 Rihanna preu flokët shkurt. Por përpara vinin pak më të gjatë se mbrapa. Ky model flokësh u bë trend për disa vite inspiruar nga Riri.

Edhe në 2008 ajo u kthye në shembull për shumë vajza ti prisnin flokët fare shkurt. Gjithashtu shkëlqeu me fustanin blu në Grammy Awards duke fituar një çmim për këngën e saj të famshme Umbrella.

Viti 2009 e shpalli Ririn si Glamour Woman Of The Year. Në këtë event ajo u prezantua me flokët ngjyrë bjondë te prere edhe me shkurt, veshur me një fustan të bardhë më të cilin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në MTV Europian Awards 2010, këngëtarja i habiti të gjithë kur u shfaq me flokë të kuq, përsëri në model të shkurtër.

Në Met Galanë e vitit 2011, Rihanna debutoi me një fustan të zi pothuajse transparent. E megjithatë ajo që ra më shumë në sy ishte gërsheti i saj gjigand i flokëve.

Në 2012,artistja iu rikthye flokëve bjondë dhe me një fustan të zi shumë classy dukej një yll në Grammy Awards.

Viti 2014 ishte ikonik për Rihannën. Asnjë nuk e ka harruar akoma veshjen e saj të gjithën rrjet të punuar me gurë të çmuar e cila u komentua gjatë në rrjet. Guximtare, e bukur dhe super e talentuar!

Në Met Gala e vitit 2015 Rihanna u shfaq e veshur si një mbretëreshë veshur me një pelerinë gjigande të verdhë dhe një kurorë në kokë. Flokët kësaj rradhe janë ngjyrë ginger.

Në MTV Awards 2016 ndërsa merrte çmimin e saj dukej sikur Rihanna po tentonte ti rikthehej pamjes së saj natyrale të fillimeve në karrierë. Flokë të gjatë të zinjë,make up të kuruar dhe një veshje tepër moderne, përsëri rrembeu vëmendjen.

2017 riktheu baluket te Rihanna. Në Met Gala ajo veshi një fustan tepër avangard dhe guxoi me një make up me ngjyra shumë të ndezura. Epo Riri është Riri!

Gjithashtu po në këtë vit ajo lançoi linjën e saj “Fenty Beauty”. Gjatë eventit dukej si një kukull më flokët të gjatë kaçurrelë,make up të lehtë dhe një fustan të shkurtër lejla.

Edhe gjatë vitit 2018, Rihanna tentoi përsëri tentoi të kthehej në pamjen e saj natyrale duke mos eksperimetuar shumë me make up dhe veshje të rënduara. Por gjithmonë shumë trendy.

Në 2019 ajo filloi të tregonte pasionin e saj për çizmet e gjata dhe të gjera si një aksesor që do ta identifikonte edhe vite më vonë.

Viti 2020 e gjeti Rihanën duke lançuar koleksionin e saj të ri të rrobave dhe gjatë premierës ajo zgjodhi të vishej nga koka te këmbët me ngjyrën portokalli të ndezur.Përsa i përket make up, ka qëndruar te ngjyrat neutrale dhe flokët në ngjyrën e saj natyrale.

Në Met Gala të vitit 2021 Rihanna dukej madhështore veshur me një fustan të zi gjigand nga Balenciaga.Make up vjen në tone të errëta dhe looku eshte shume shik.

Viti 2022 e gjeti këngëtaren në pritje të ëmbël te bebit të saj të parë. Edhe gjatë kësaj periudhe ajo vendosi trende. Nuk u mundua asnjëherë të fshihte barkun madje veshjet e saj ishin gjithnjë të tejdukshme ose me barkun jashtë, shoqëruar me çizme gjigande.

Në vitin 2023 ajo lajmëroi se ishte përsëri në pritje të ëmbël gjatë performancës në Superbowl.

Nese jeni kurioze sesi ka ndryshuar Shakira nder vite, klikoni linkun.