Aug 2, 2023
 in 
Personazh

Ndryshimi kolosal i Khloe Kardashian ndër vite.

N

ëse ka ndonjë personazh të famshëm që ka dëshmuar se është një agjent i vërtetë ndryshimi, është Khloé Kardashian.Yli i Keeping Up With the Kardashians ka kaluar mjaft transformime fizike ndër vite dhe momentalisht ka arritur formën e saj më të mirë fizike.

Fotot e saj të hershme dhe tani dëshmojnë  se sa shumë ajo ka ndryshuar.  Por kjo është diçka tërësisht normale duke qënë se Khloe u rrit para kamerave dhe e lejoi botën të shihte çdo fazë të jetës së saj.

Le ti hedhim një sy fotove të saj ndër vite.
1995
Kur ajo ishte 11 vjeç, e gjithë familja Kardashian-Jenner bëri një paraqitje familjare në tapetin e kuq dhe natyrisht, Khloé atëherë nuk është Khloé që njohim tani. Puberteti ka bërë të vetën në transformimin e saj

2006
Me flokët e errët dhe trupin e gjatë dhe elegant kështu dukej Klhoe 22 vjeç në hapat e saj të para drejt famës.

2008
Në javën e modës në Australi Khloe shkëlqeu me fustanin e saj ngjyrë korali. Ne fytyre ajo vazhdon te jete me e shendetshme.

2009
Veshja e saj vërtet u kritikua këtu por jo trupi i saj më elegant se vitet e tjera.

2012
KoKo filloi të ndryshonte flokët e saj në vitin 2012 dhe pikërisht ky vit shënjon fillimin e rrugëtimit drej flokëve bjondë.

2014
Evolucioni i bjondes ishte pothuajse i plotë në vitin 2014.

2015
Bjondja më e hapur që Khloe ka pasur ndonjëherë. Gjithashtu dhe trupi i saj këtu gëzonte forma të mrekullueshme.

2016
Kardashian dukej shumë e dobët në prezantimin e markës së saj, Good American.

2018
Ky vit e gjen Khloen shtatzënë për herë të parë.

2019
Në prill 2019, Khloé nxorri një foto në pishinë me vajzën e saj 1-vjeçare dhe u dha të gjithëve një pamje të trupit të saj të tonifikuar tashme te transformuar totalisht.

2020
Khloe i rikthehet flokëve të saj brunë. Gjithashtu ne fytyren e saj dallohen shume ndryshime.

2021
Khloé festoi bashkëpunimin e saj me Ipsy duke u shfaqur në një video promovuese në YouTube. Disa fansa komentuan pamjen e saj përmes Twitter, duke pretenduar se ajo dukej "ndryshe" Më e fryrë në fytyrë ishin disa prej komenteve më të shpeshta.

2022
Khloe i rikthehet flokëve bjondë por tashmë të shkurtër. Trupi është në super formë.

2023
Edhe pse mama e dy fëmijëve, Khloe vazhdon të ruajë super forma. Ajo poston shpesh foto nga palestra ku ushtrohet për orë të tëra.

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth rrefimit te Kylie Jenner per operacionet e saj plastike.