Feb 16, 2023
 in 
SkinCare

Ndryshimi midis AHA dhe BHA

Ç

do ditë e më shumë dëgjojmë për AHA dhe BHA si dy acidë të fuqishëm që duhet ti kemi patjetër në rutinën tonë të kujdesit të lëkurës.

Por çfarë janë ekzaktësisht, për çfarë shërbejnë dhe ku ndryshojnë?

Nëse doni që lëkura juaj të jetë e shëndetshme dhe e shndrritshme duhet patjetër ta eksfolioni atë.

Eksfolimi bëhët i mundur ndërmjet dy acideve AHA dhe BHA, të cilët kanë efekte të ndryshme në lëkurë.

AHA do të thotë acid alfa-hidoksi. Përdorimi i tij sjell përfitime për pjesën e jashtme të lëkurës. Në epidermë, AHA-të kanë një efekt eksfoliativ, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës që rrinë në sipërfaqe. Ata e bëjnë këtë duke shkëputur butësisht lidhjet midis qelizave të vdekura të lëkurës. Pasi të lirohen, ato qeliza më pas mund të eksfolohen.

Përdorimi i AHA gjithashtu bën të mundur prodhimin e kolagjenit, që konsiderohet si eliksir irinisë së përjetshme.

BHA do të thotë acid beta-hidroksi. Këto janë acide karboksilike organike që depërtojnënë brendësi të lëkurës, duke u kujdsur deri në thellësi të poreve.Ky acid është i tretshëm në yndyrë, dhe kjo i bën shumë mirë fytyrave të yndyrshme sepse prek thellësinë e këtyre lëkurave. BHA lufton aknet, skuqjet dhe njollat e ndryshme.

Dermatologët konsiderojnë BHA si më të përshtatshëm për fytyrat e yndyrshme me probleme akneike dhe pika të zeza. Ndërsa AHA rekomandohet më shumë për lëkura të thata,që duan vetëm të riparojnë epidermën e fytyrës.

Por zgjidhja perfekte do ishte kombinimi i të dyjave në rutinën tuaj, në ditë të ndryshme.

Per me shume info rreth llojeve te acideve dhe per cfare ato sherbejne klikoni linkun.

Made in Webflow