Feb 6, 2023
 in 
Makeup

Ndryshimi midis konturit dhe bronzerit

D

he pse në pamje të parë konturi dhe bronzeri mund tju duken e njëjta gjë, ato kanë funksione të ndryshme në fytyrën tuaj. Nëse akoma nuk jeni perfeksionuar në përdorimin e tyre jeni në vendin e duhur sepse më poshtë do të lexoni se çfarë bëjnë secili për ju.

Bronzeri përdoret për ti dhënë ngrohtësi dhe nxirje lëkurës. Ai dëshiron të dhurojë atë efektin sikur keni qëndruar në diell e keni marrë një nxirje të lehtë për të thyer bardhësinë e lëkurës suaj.

Ndërsa konturi përdoret për të ndryshuar formën e fytyrës suaj. Ai e bën atë më të definuar dhe nxjerr në pah tiparet tuaja.

Bronzeri është gjithmonë një ngjyrë e ngrohtë ndërsa konturi vjen në një ngjyrë më të ftohtë ose neutrale.

Të dy mundti gjeni në trajtë likuide ose pluhur.

Një ndryshim tjetër është vendi ku aplikohen këto dy produkte. Bronzeri vendoset në ato pika të fytyrës ku ju realisht nxiheni nga dielli si psh mollëzat ose pjesa e sipërme e ballit.

Ndërsa konturi vendoset në ato pjesë të fytyrës ku ti dëshiron tëkrijosh ndryshimin. Për ti dhënë një efekt lifting fytyrës ai vendoset poshtë mollëzave,në pjesët anësore të hundës,në pjesët fundore të fytyrës dhe në pjesët anësore mbi vetulla.

Për aplikimin e bronzerit ju duhet një furçë e dendur dhe me majë. Ndërsa konturin mund ta përhapni me sponxh ose dhe një furçë të thjeshtë gjithmonë duke tentuar që produktin ta çoni në drejtim për lart.

Lexoni më shumë për tu njohur me disa nga bronzerat më të mirë të momentit në linkun më poshtë

https://www.revistakozmetike.al/posts/disa-bronzer-qe-duhet-ti-provoni-patjeter