Jun 29, 2023
 in 
Produkte

Nëse akoma adhuroni Barbie, NYX ka menduar për ju.

K

ëtë verë NYX vendosi të vijë ndryshe në treg e të surprizojë konsumatorët e saj.

Jo njê, as dy por një koleksion i gjithë dedikuar kukullës Barbie. Barbie po jeton momentin e saj tani sepse një film i ri  do të dalë së shpejti dhe shumë brande të ndryshme kanë matketuar produkte me logon e saj

Ky koleksion i NYX është totalisht i veçantë. Gjithë qëllimi i i tij është tju bëjë të ndiheni një Barbie e vërtetë duke krijuar look me ngjyrat ikonike të saj.

Të gjitha produktet kanë paketime sikur të ishin marrë direkt nga çanta e kukullës së famshme. Madje telefonin e famshëm të Barbi-t do të mund ta përdoni si një pasqyrë.

Ngjyrat që mbizotërojnë janë natyrisht roza por edhe akuamarinë. Koleksioni është mirëpritur nga fansat e më poshtë shihni disa nga produktet e tij më të veçanta.

Kliko linkun per te pare cilat jane disa nga markat me te mira te buzekuqeve.