Aug 24, 2022
 in 
Personazh

Nëse ju pëlqejnë parfumet duhet patjetër të ndiqni EdPoison

N

ëse je besnike ndaj një arome, apo nëse ke dëshirë të koleksionosh parfume pasi të mërzitet shpejt një aromë, kemi një faqe shqiptare që i bën analizë të mirëfilltë parfumeve .

EdPoison është llogaria që mund të gjendet në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, ku mund të gjeni këshilla, sugjerime, dhe krahasime për parfume të ndryshme.

Evjola tregon mbi eksperiencat e saj me parfume të caktuara, si dhe jep preferencat e saj se kush i ka pëlqyer më shumë e kush më pak.

Faqja e saj numëron gati 6000 ndjekës në TikTok, dhe videot e saj kanë arritur mijëra klikime.

Nëse po mendon të blesh një parfum të ri por je në dilemë,atëherë kalo nga faqja EdPoison për të marrë sugjerime të ndryshme dhe mbase të krijosh një ide mbi një parfum të caktuar .