Apr 6, 2023
 in 
Studime

Nëse keni trup petite, këto veshje janë bërë për ju.

L

e ta them injëherë e mirë se gjatësia e trupit dhe pesha  ndikon shumë në zgjedhjen e veshjeve tona. Shpeshherë të gjesh rrobat e duhura dhe të përshtatshme për fizikun kthehet në një betejë të vështirë. Por kjo nuk duhet tju pengojë ta pranoni dhe ta doni trupin tuaj pavarësisht se çfarë mase jeni apo sa gjatësi keni.

Nëse keni trup petite, pra jeni e shkurtër dhe e dobët më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të krijioni outfitin perfekt.

Së pari mos nguroni të tregoni belin. Barku i sheshtë dhe beli i ngushtë janë pikat tuaja të forta. Kujdesuni të vishni crop tops dhe bluza të ngushta pas trupit. Nëse ju ndodh të vishni një xhaketë ose fustan të gjerë vendosni një rrip të hollë në mes që të tregojë formën e belit.

Një opsion tjetër që do tju shkojë shumë janë fundet shumë të shkurtër të kombinuar me çizme të gjata.

Edhe pantallonat me bel shumë të gjatë, duke qëndruar pas trupit arrijnë tju nxjerrin në pah format e bukura.

Përsa i përket palltove, ato të gjatat janë perfekte për ju.

Kur mendoni për këpucët mendja shkon gjithmonë tek ato me takë të lartë. Por ekspertët e modës këshillojnë të ktheni sytë nga këpucët me takë më të vogël sepse do tju bëjnë të dukeni më fine.

Provoni ti zbatoni këto këshilla dhe na tregoni a funksionuan për ju.

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth trendeve te pranveres.