iacinamidet jane përbërës aktive që i japin shumë benefite lekurës tonë. Së fundmi ato kanë marrë më shumë vëmendje, falë influencers që i prezantojnë si një produkt esencial në rutinën e tyre.
Niacinamidet treten në ujë prandaj do të shihni që janë përbërëse të shumë kremrave.

Cfarë roli kanë në lëkurën tonë?
Ato bëjnë të mundur minimizimin e dukshëm të poreve të zmadhuara. Ndihmojnë në balancimin e yndyrës në lëkurën tonë. Gjithashtu kanë një rol kryesor në reduktimin e rrudhave sepse ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.

Niacinamidet reduktojnë sasinë e yndyrës në lëkurë dhe si rrjedhojë reduktojnë inflamacionet, irritimet dhe aknet.
Gjithashtu,ndihmojnë dhe në minimizimin e çdo hiperpigmentimi, duke bllokuar ndryshimin e pigmentit në sipërfaqen e lëkurës suaj.

Dermatologët i kanë quajtur niacinamidet si përbërës kryesorë kundra plakjes!
