May 19, 2023
 in 
Studime

Një lëkurë e nxirë nga dielli: E bukur por e dëmtuar.

G

jatë ditëve të plazhit shumë prej nesh kërkojnë me ngulm të marrin ngjyrë në lëkurë. Qëndrojnë me orë të gjata në diell duke ekspozuar trupin edhe ne oret më të nxehta të ditës.

Është e vërtetë që një lëkurë e nxirë duket shumë më e bukur, më e tonifikuar dhe më sensuale.Por a keni menduar ndonjëherë për dëmet që i sillni asaj gjatë këtij procesi?

Mjekët shpjegojnë me detaje se pse ndodh nxirja e lëkurës dhe pse është kaq e dëmshme.

“Nxirja e lëkurës në diell nuk është një proces i sigurtë. Rritja epigmentit të lëkurës, të quajtur melaninë, e cila shkakton ndryshimin e ngjyrës së nxirë në lëkurën tuaj është një shenjë e dëmtimit. Pasi lëkura ekspozohet ndaj rrezatimit UV, ajo rrit prodhimin e melaninës në një përpjekje për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e mëtejshme. Melanina është i njëjti pigment që ngjyros flokët, sytë dhe lëkurën tuaj. Rritja e melaninës mund të bëjë që toni i lëkurës tuaj të errësohet gjatë 48 orëve të ardhshme.”

Cilat janë pasojat?

“Studimet kanë vërtetuar se  nxirja nga dielli rrit rrezikun për një kancer të lëkurës. Dhe, në kundërshtim me mitet që qarkullojnë, nxirja nuk do ta mbrojë lëkurën tuaj nga djegia nga dielli ose dëmtime të tjera të lëkurës.

Një tjetër pasojë është plakja e parakohshme si rezultat i ekpozimit ndaj rrezeve ultravjollcë. Ajo merr formën e lëkurës së rrudhur dhe me njolla të errëta. Ekspozimii pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme UV thyen fibrat e kolagjenit dhe elastinës në lëkurën e re të shëndetshme dhe shkakton rrudha permanente. Djegiet e shpeshta nga dielli ose orët e shpenzuara duke u nxirë mund të rezultojnë në një errësim të përhershëm të lëkurës dhe njolla të errëta."

 Per nje vere te nxhete, keta kremra trupi me spf jane ata qe ju duhen patjeter. Klikoni linkun.