ëse doni që stina e verës tju gjejë me flokë të shëndetshëm dhe perfektë, ateherë duhet të filloni ti perkushtoheni flokëve tuaj që tani.

Përveçse produkteve cilësore dhe trajtimeve në parukeri, ju mund ti ndihmoni flokët te rikuperohen edhe me maska në kushte shtëpie.
Një prej tyre po jua prezantojmë në këtë artikull
Quhet Maska me Avokado!

Kjo maskë shërben për të kuruar flokët e thatë etë djegur, pasi i jep flokëve butësi dhe shkelqim.
Ju duhet avokado,qumësht , vaj ulliri dhe vaj bajame. Vaji i bajames eshte opsional.

Si fillim grini në mikser 1 kokërr avokado qe të krijohet nje bazë e lëngshme.

Më pas përziejeni me gjysmë gote qumësht. Kujdesuni që të përfitoni një mase të njëtrajtshme.
Hapi i fundit konsiston në shtimin e 1 luge gjelle vaj ulliri
Do te ishte edhe më mirë nëse do ju ndodhej në shtëpi vaj bajameje.

Aplikojeni maskën në rrënjën e flokëve duke e masazhuar me majat e gishtave per disa minuata.

Lereni të qëndrojë në flokë për 15 minuta dhe më pas e shplani.
Mos u mjaftoni me kaq. Per te pasur rezultate përsëriteni shpesh këtë maskë kaq efektive.
Klikoni linkun per te lexuar maska te tjera per floke te demtuar.