h sa shumë të ëndërruara janë ato flokët e gjatë e të shëndetshëm. Plot volum dhe shkëlqim!
Ti kesh ato është fat. Ti fitosh duhet shumë punë e kujdes. Përveç të ngrënurit shëndetshëm,vitaminave, produkteve cilësore, lyerjet dhe përkujdesjet e ndryshme, duhet të punojmë edhe pak vetë me to.

Nuk ju kushton asgjë, që të dielën në darkë të bëni një maskë të thjeshtë në shtëpi e ti dedikoni pak kohë vetes tuaj.

Maska që do tju tregojmë në këtë artikull ka disa produkte specifike por është tepër efektive.
Si fillim ju duhen 2 vezë dhe 2 banane. Do ti përzieni mirë e mirë që të krijoni një masë kremoze.

Pas kësaj shtoni edhe dy copë avocado, sepse dihet sa të shendetshëm janë ato për flokët.

Kjo masë homogjene nuk do të jetë e gjitha sepse akoma ska mbaruar. Na duhet një lugë majonezë dhe një lugë qumësht bajameje.

Nëse masa nuk ja ka dalë masa homogjene, mund të përdorni edhe blenderin që maska të duket si një krem.
Aplikojeni maskën me kujdes në flokët tuaj. Masazhoni mirë me gishta rrënjën. Përdoreni të gjithë masën

Do tju duhet ta mbani në kokë për një orë të plotë. Më pas shplajeni me ujë të ftohtë.

Kjo maskë ka një rregull. Nëse e përdorni çdo javë për 12 javë rrjesht përfitoni direkt rezultatin e dëshiruar. Pra duhet durim dhe kohë. Asgjë e bukur nuk fitohet lehtë!
Lexoni dhe keto keshilla qe floku tju rritet me shpejt ne kete link.