Sep 26, 2022
 in 
Personazh

Një nuse Elegante si Armina

P

a dyshim që dasma e Armina Mevlanit dhe Shkelzen Berishës është tema aktuale nëpër media, pasi kjo u cilësua tashmë si dasma e vitit. 

Pas shumë vitesh lidhjeje, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre dje me një ceremoni madhështore , siç edhe pritej.

Duke qënë që Armina është një blogere e sukseshme dhe një fanatike e modës , gjithë sytë ishin mbi look-un e saj , i cili nuk zhgënjeu.

Fustani kryesor i Arminës, ishte dizenjuar posaçërisht për të nga Vivienne Westwood , dhe dukej sa i thjeshtë aq edhe madhështor.

Grimin sigurisht që ajo i'a besoi Arbër Bytyqit, i cili padyshim kishte bërë një punë fantastike.

Grimi ishte shumë natyral, me një smokie eye të lehtë, buzë nude por të konturuara lehtë me një kafe ,efekti lifting nga grimi ishte patjetër pjesë e rëndësishme si dhe blushi i zgjedhur ishte një pink i këndshëm . Në këtë grim dominonte natyraliteti dhe Armina dukej rrezëllitëse.

Arbëri i  kishte kushtuar kujdes maksimal detajeve për të nxjerrë çdo tipar të Arminës në pah , duke praktikuar pa dyshim edhe teorinë që sot është duke dominuar , “ less is more “ , që e shqipëruar do të thotë “pak është mëse mjaftueshëm.”

Për flokët ishte kujdesur Kaçi , me një onde të lehtë stil Vintage , një miks i përkryer i klasikes me modernen.

Po ju çfarë mendoni për look-un e Arminës në tërësi?