itin e kaluar, më datë 4 gusht, këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora u martua me regjisorin Taika Waitit në një ceremoni super private në Los Angeles. Dhe vetëm sot, një vit më vonë arritëm të shihnim disa foto nga dasma dhe të mësonim më shumë detaje.

Kjo ceremoni nuk ishte një ceremoni e mirë planifikuar me muaj por ishte diçka spontane e menduar dhe realizuar brenda dy ditëve.

Por prapë së prapë Rita arriti të shkëlqente në ditën e saj speciale. Fustani i saj ishte tepër elegant dhe klasik e i përshtatej më së miri linjave të saj. Ai ishte asimetrik tek pjesa e krahëve. Rita kishte veshur një fustan Tom Ford dhe bizhuteritë Lorraine Schwartz.


“Tom Ford është një nga stilistët e mi të preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi. Të martohesha me veshjen e tij është një ëndërr e realizuar. Dhe për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata më pritën në mënyrë të përsosur me vello, në përmasat e mia dhe nuk duheshin bërë ndryshime.“

Flokët e nuses ishin stiluar me disa onde të buta dhe të lirshme. Grimi ishte totalisht natyral dhe me shkëlqim. Për bizhuteri ajo kishte zgjedhur perlat e mamasë në ditën e saj të dasmës.

Çdo detaj tjetër ishte i thjesht dhe minimalist. Rita shprehet se gjatë gjithë ceremonisë u ndje e qetë për shkak se ishte diçka shumë e vogël dhe private pa shumë angazhim.
Kliko linkun per te pare me shume detaje nga look-u i Klea Hutes ne diten e saj te dasmes.