May 15, 2023
 in 
Personazh

Njē nuse moderne si Kiara Tito!

B

ig Brother Albania Vip uli siparin fundjavēn e kaluar me njē spektakēl madhēshtor qē mbajti tē gozhduar pas ekranit audiencēn. Natyrisht qē pika kulminante e show ishte martesa live e dy protagonistēve, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.

Tē gjithē sytē ishin mbi nusen atē natē, e cila duhet thēnē se shkēlqeu. Si njē vajzē e apasionuar pas modēs dhe sē bukurēs, le ti hedhim njē sy zgjedhjeve tē moderatores pēr ditēn e saj tē madhe.

Kiara zgjodhi njē fustan tē ngushtē pas trupit dhe tē gjatē me njē bisht madhēshtor. Pērshtatur perfekt me linjat e saj, fustani dukej perfekt ndērsa ajo ngjitej nē altar. Fustani ishte nga Geraldina Sposa dhe si pjesē e koleksionit tē ri ajo çfarē e dallonte ishte dantella. Dantella ēshtē njē element kyç nē koleksionin e fustaneve tē nuseve pēr kētē sezon.

Bashkē me fustanin, Kiara kishte zgjedhur dhe njē vello tē gjatē qē pērshtatej mē sē miri. Detaji unik nē vello ishte pikērisht shkrimi i emrave tē çiftit nē tē.

Pēr sa i pērket flokēve, ajo zgjodhi njē model tipik nusesh. Tē mbledhura pas koke nē formē tepēr te bukur dhe pjesa e pērparme e ngjitur pas koke. Me anē tē kētij modeli, Kiara bēri qē e gjithē vēmendja tē binte mbi tiparet e fytyrēs.

Grimi iu besua make up artistes Elona Balaj e cila preferoi ngjyrat e tokēs pēr lookun e mbrēmjes. Duke theksuar mē shumē sytē me tone pak mē tē errēta, njē blush  ngjyrē rozē tē lehtē faqeve, shumē shkēlqim dhe buzē tē konturuara, gjithçka ishte perfekt.

‍

Po juve ju pēlqeu Kiara Tito nuse? Na tregoni se çfarē do tē zgjidhnit ndryshe nēse dotē ishit nē vend tē saj.

Kliko linkun per te pare gjithe veshjet e yjeve ne finalen e Big Brother.