Mar 16, 2023
 in 
SkinCare

Një rutinë e hollësishme e kujdesit të lëkures për ditën dhe natën

T

ë gjithë e kemi ëndërr të kemi një lëkurë të shëndetshme,të pastër,pa akne dhe shenja. Përveç të përdorni produkte cilësore, ështëe rëndësishme edhe mënyra dhe rradha si i përdorim ato.

Mëngjesi :

Lani fytyrën me larësin e tuaj e më pas vendosni toner me pambuk në të.

Vendosni acidin hialuronik duke e përhapur mirë. Kujdesuni edhe për zonën poshtë syrit duke hidratuar me një krem sysh të posaçëm.

Nëse keni akne, vendosni acne spot treatment vetëm në ato zona.

Më pas vjen rradha e hidratuesit dhe në fund mos harroni më të rëndësishmin: kremin e diellit!

Darka:

Filloni rutinën e darkës duke pastruar fytyrën tuaj nga make up me ujë michellar ose pastrues vajor. Më pas, lani fytyrën.

Vendosni toner për të balancuar pehashin e fytyrës tuaj.

Rradha eeksfolimit. Përdorni eksfoliuesin tuaj i cili mund të jetë: AHA, BHA ose një acid tjetër.

Lëreni të veprojë për 15 minuta. Dhe më pas hidratoni duke masazhuar mirë fytyrën. Mos harroni dhe qafën!

Jeni kurioze te dini nese pimple patches funksionojne vertet? Klikoni linkun per tu informuar me shume.