May 25, 2023
 in 
Estetikë

Një trajtim i thjeshtë për këmbët në kushte shtëpie

A

i kushtoni këmbëve tuaja të njëjtin kujdes që i kushtoni duarve, trupit apo flokëve? Me siguri që jo.
Por vera erdhi dhe ekspozimi i këmbëve është i pa shmangshëm. Perdorimi i shapkave, ditët e nxehta në diell, rëra ose gurët e plazhit i dëmtojne ato.
Prandaj është e rëndësishme që të paktën njëherë në javë të merrni pak kohë e të bëni një trajtim për to.

Gjithçka ju duhet është një scrub qetësues dhe freskues që lehtësisht mund ta krijoni vet në kushte shtëpie.
Përbërësit që ju duhen janē 2 filxhanë sheqer, çerek filxhani me vaj bajameje dhe 8 pika nga vaji esencial i limonit.Ne nje tas perziejme vajin dhe sheqerin duke shtuar vajin e limonit derisa te na krijohet nje mase e bute, dhe si rere e lagesht. Vendoseni masen ne kembet tuaja per 5 min perpara se te laheni. Kembet do te ndihen te fresketa dhe te buta.