May 19, 2023
 in 
Studime

Një verë e nxehtë, ja si ti kapni flokët bukur.

M

e ardhjen e stinës së verës temperaturat arrijnë maksimumin e tyre. E një nga problemet më të mëdhaja të vajzave është pikërisht djersitja. Aq më tepër kur kanë flokë të gjatë që kthehen në një makth të vërtetë gjatë verës.

Pavarësisht dëshirës së madhe për ti mbajtur të lëshuar e të derdhur bukur, një alternativë mjaft e mirë është kapja e tyre. Në këtë artikull po ju tregojmë disa modele që edhe ti shpëtoni vapës edhe të dukeni super bukur.

1.Bishti perfekt.

Është një model që nuk kërkon shumë impenjim. Zgjidhni një lidhëse flokësh të bukur që të dukeni edhe më cool.

2.Bishti i kapur në majë të kokës.

Nëse dëshironi ta çoni lojën e flokëve bisht në një tjetër nivel atëherë provoni këtë. Do tju bëjë të dukeni shumë e kuruar dhe e rregullt.Rekomandohet vetëm nëse keni flokë të gjatë.

3.Bisht gërshet.

Me këtë model do ti thoni lamtumirë vapës. Kapini flokët në pikën më të lartë të kokës dhe pjesën e derdhur bëjeni gërshet. Jo vetëm praktik si model por edhe shumë i këndshëm.

4.Topuz në majë të kokës.

Flokët topuzë e simbolizojnë verën. Për ta bërë të duket si një model pak më i komplikuar lini baluket anash të lëshuara.

5.Topuzi çrregullt.

Nëse dëshironi një pamje elegante pa mundim, zgjidhni një topuz të çrregullt që është zhbërë në mënyrë perfekte

6.Flokë gjysmë të kapura.

Për të gjitha ju bukuroshet me flokë kaçurrelë dhe me onde! Ky model flokësh gjysmë lart, gjysmë poshtë është një pamje e lehtë që mund të kombinohet me çdo fustan të lezetshëm veror.

Nesi keni floke kacurrela, atehere klikoni linkun sepse ju tregojme si duhet te kujdeseni per to.