May 18, 2023
 in 
Studime

Njëherë e mirë: A të dobëson uji me limon?

S

a herë që vjen kjo periudhë e vitit, disa nga ne fillojnë të bëjnë gjithçka që të heqin kilet e tepërta të marra gjatë dimrit. Është natyrisht një mision i vështirë por qëllimi justifikon çdo sakrificë.

Ndër metodat klishe që dëgjohen lartë e poshtë është dhe pirja e ujit me limon. Disa sugjerojnë ta konsumoni esëll disa të tjerë rekomandojnë ta pini për gjatë gjithë ditës. Por le ta sqarojmë njëherë e mirë a të dobëson vërtet uji me limon?

Uji me limon ka disa përfitime mjaft të dobishme për organizmin e njeriut. Ai bën të mundur përmirësimin e tretjes, rritjen e fokusit dhe rritjen e niveleve të energjisë.

Së pari nëse zëvendësoni konsumimin e pijeve me gaz e të ëmbla me ujin me limon kjo është një zgjedhje e duhur. Uji me limon është përgjithësisht një pije me shumë pak kalori. Duke supozuar se shtrydhni lëngun e gjysmë limoni në ujë, çdo gotë do të përmbajë vetëm gjashtë kalori.  Për këtë arsye, nëse e ndërroni me pije me kalori më të larta, kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kaloritë dhe për të ndihmuar në humbjen e peshës.

Nga bartja e lëndëve ushqyese në qeliza deri tek transportimi i mbeturinave jashtë trupit, pirja e ujit të mjaftueshëm për të qëndruar të hidratuar është një komponent kritik i shëndetit. Ruajtja e hidratimit adekuat është thelbësor në çdo gjë, nga rregullimi i temperaturës së trupit deri te përmirësimi i performancës.Disa studime sugjerojnë gjithashtu se qëndrimi i hidratuar mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Hulumtimet tregojnë se rritja e hidratimit mund të rrisëndarjen e yndyrave dhe të rrisë humbjen e yndyrës. Qëndrimi i hidratuar mirë mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e mbajtjes së ujit, gjë që mund të shkaktojë simptoma si fryrje, dhe shtim në peshë. Meqenëse shumica e ujit me limon përbëhet nga uji, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e hidratimit adekuat.

Sipas studimeve është vërtetuar se pirja e mjaftueshme  e ujit mund të ndihmojë në rritjen e metabolizmit tuaj. Studiuesit sugjerojnë se hidratimi i mirë rrit funksionin e mitokondrive, një lloj organele që gjendet në qeliza që ndihmon në gjenerimin e energjisë për trupin. Kjo çon në një rritje të metabolizmit, gjë që mund të çojë në humbje peshe të mëvonshme.

Hulumtimi në mënyrë specifike mbi ujin me limon është i kufizuar. Megjithatë, për shkak se uji është përbërësi kryesor, ka të ngjarë të ketë të njëjtat përfitime për nxitjen e metabolizmit si uji i zakonshëm.

Pirja e ujit rekomandohet shpesh si një pjesë themelore e çdo regjimi të humbjes së peshës, pasi mund të nxisë ngopjen pa shtuar kalori. Për shkak se uji me limon është i ulët në kalori dhe mund të nxisë ngopjen në të njëjtën mënyrë si uji i zakonshëm, ai mund të jetë një mënyrë efektive për të ndihmuar në uljen e marrjes së kalorive.

Për shkak të efekteve të tij të mundshme të dobishme në metabolizëm, ngopje dhe hidratim, disa prova sugjerojnë se uji me limon mund të përmirësojë humbjen e peshës.

Një studim i vitit 2009 mati marrjen e ujit në 173 gra mbi peshë. Ai zbuloi se marrja më e madhe e ujit shoqërohej me një humbje më të madhe të peshës trupore dhe yndyrës me kalimin e kohës, pavarësisht nga dietaose aktiviteti fizik. Megjithëse këto studime fokusohen veçanërisht në ujin e rregullt, të njëjtat rezultate ka shumë të ngjarë të vlejnë edhe për ujin me limon.

Uji me limon vjen me shumë përfitime të mundshme, nga promovimi i hidratimit deri te rritja e ngopjes. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto përfitime vijnë nga përbërësi kryesor i tij - uji. Uji melimon përmban disa lëndë ushqyese shtesë nga lëngu i limonit, si vitamina C dhe antioksidantë, por këto nuk kanë gjasa të kenë ndonjë efekt në peshën tuaj. Për më tepër, efekti alkalizues i lëngut të limonit nuk ka efekte të qarta në peshë.

Pra nga gjithë studimet e kryera është vërtetuar se uji me limon ka përfitime të mira për trupin tuaj. Por në lidhje me peshën nuk do të bëjë mrekulli. Të paktën jo nëse nuk e shoqëroni me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike. Ai nxit humbjen e peshës por nuk do të zhdukë kilogramët e tepërt me magji.

Keni degjuar per Detoksin? Klikoni linkun per te mesuar me shume se si mund te humbni peshe me ane te tij.