Jan 30, 2023
 in 
Estetikë

Notoksi, risia e momentit

L

ajme të reja!!

Duket se epokës së botoksit po i vjen fundi. Edhe pse për shumë vite është konsideruar si një nga mjetet më të rëndësishme që përdoret për të arritur pamjen perfekte, të gjithë e dimë që botoks është një neurotoksinë dhe jo gjithmone efektet anësore i ka pozitive.

Tashmë ai ka një zëvendësues mjaft potencial në fushën e bukurisë. Quhet Notoks dhe risia e tij është që nuk përfshin injektimin e toksinave në lekuren tuaj.

Por si funksionon?

Dermatologët thonë se me ndihmën e radiofrekuencës, nervat që shkaktojnë rrudha paralizohen për të korrigjuar shprehjet e fytyrës së një individi.

Teknika Notoks përfshin fillimisht vlerësimin e muskujve duke evidentuar ata qe janë aktivë dhe shkaktojnë rrudha që duhet të paralizohen. Më pas, një rrymë elektrike me dozë të ulët, përmes një gjilpëre, ndihmon në identifikimin e nervit që furnizon muskulin e caktuar.

Pasi nervi është identifikuar dhe lokalizuar, një dozë e kontrolluar e energjisë termike të radiofrekuencës përqëndrohet në një pjesë të nervit periferik, i cili stimulon kontraktimin e këtyre muskujve të fytyrës, duke ndërprerë aftësinë e tij për të dërguar një sinjal në muskul.

E gjithë kjo bëhet pas dhënies së një injeksioni anestezik në vendin e trajtimit. Teknika e ngrin aktivitetin e muskujve për rreth 18 muaj ose më shumë, dhe ajo pjesë e fytyrës suaj bëhet pa linja dhe rrudha për atë periudhë kohore.

Gjithsesi kjo taktikë do shumë  kujdes e duhet realizuar vetëm nga mjekë profesionistë. Djegia e nervit të gabuar mund të shkaktojë dëmtim në një pjesë tjetër të fytyrës ose të çojë në paralizë të përkohshme.

‍

Krahasuar me botoksin, notoksi ka efekt më të gjatë. Dhe mund të quhet një teknikë më e shëndetshme për të ardhmen në fushën e bukurisë .

‍

 

‍