Jul 11, 2023
 in 
Personazh

Nuk do ta besoni se cili është bronzeri i preferuar i Sofia Richie.

M

odelja Sofia Richie ka pasur gjithmonë vëmendjen e publikut.

Por që pas dasmës së saj madhështore që bëri bujë në rrjet, influenca e saj në rrjet është rritur. Njerëzit po inspirohen çdo ditë e më tepër nga stili i saj.

Në videon e fundit në TikTok Sofia zbuloi për ndjekësit një mini sekret. Bronzerin e saj të preferuar. Dhe të gjithë ju mund ta keni. Sepse jo vetëm që gjehet në disa supermarkete në Tiranë por ka një çmim super ekonomik.

Bëhet fjalë për Physicians Formula Butter Bronzer. Ndër vite ai është cilësuar si një nga produktet më të mira të markës.

Përveç aromës së mrekullueshme që ka, përhapet si një ëndërr në lëkurë pa lënë njolla. Gjithashtu nuanca e tij është kafja perfektet që të tregon njëlloj sikur të ka përkëdhelur dielli. Çpo prisni?  Nxitoni ta provoni!

Klikoni linkun per tu njohur me disa nga kremrat me te mire koreane per mbrojtjen nga dielli.