Mar 17, 2023
 in 
Trendet

Ozempic, risia për të humbur peshë shpejt

O

zempic është një lloj ilaçi për të rriturit me diabet,që përmirëson sheqerin në gjak.Duke u përdorur nga diabetikët ai ka rezultuar si një mënyrë tepër e mirë për të humbur peshë në kohë rekord.

Të magjepsur pas efektit të saj, të gjithë e konsiderojnë si një nga zgjidhjet më të mira përrënien në peshë, edhe jo diabetikët.

Ҫfarë i bën trupit Ozempic?

Ozempic ul glukozën në gjak pas ngrënies duke stimuluar sekretimin e insulinës në një mënyrë të varur nga glukoza. Individët që duan të dobësohen zakonisht fillojnë duke injektuar në trup me anë të një gjilpëre dozën më të ulët 0.25 mg dhe më pas e rrisin gradualisht gjatë 8 javëve deri në dozën 1 mg.

Ozempic mund tju ndihmoje të humbni peshë dhe të ulni rrezikun e zhvillimit të diabetit. Karakteristika kryesore e këtij ilaçi për humbje peshe është reduktimi iyndyrës trupore

Ozempic ndihmon në zbërthimin e yndyrës së ruajtur në trup, gjë që mund të çojë në humbje peshe.

Megjithatë Ozempic nuk është aprovuar nga FDA për tu përdorur vetëm për humbje peshe për shkak të efekteve anësore që mund të sjellë. Ai duhet të përdoret vetëm me recetë nga mjeku për personat diabetikë.

Një prej personazheve të njohur, që është aluduar se e ka përdour Ozempic për rënie në peshë është Khloe Kardashian.

Kur ajo u shfaq me një peshë tepër të reduktuar habiti gjithë publikun. Khloe tha se përdori dietën ketogjenike dhe shumë ushtrime të forta. Ajo mohoi se përdori këtë ilaç duke thënë se njerëzit gjithmonë dëshirojnë tja hedhin poshtë gjithë punën e vështirë që ajo ka bërë me trupin e saj.

“Nuk ishte aq e thjeshtë për mua që të përdorja vetëm një shiringë për tu dobësuar”, u shpreh ajo duke mohuar njëherë e mirë zërat për përdorimin e Ozempic.

Edhe Kim Kardashian u akuzua nga fansat për përdorimin e këtij ilaçi kur iu desh të humbte shumë peshë, që të vishte fustanin e Marylin Monroe në Met Gala. Por dhe ajo e mohoi duke shpjeguar se vetëm dieta e rreptë e ka ndihmuar të humbasë peshë.