e siguri e mbani mend Demi Lovaton? Ajo ka qenë mjaft e sukseshme që kur filloi karrierën në moshën 16 vjeçare. Këngëtare e shumë hiteve dhe aktore në disa filma të famshëm, Demi është një figurë mjaft e dashur nga publiku.

Por duket se Demi Lovato ka kohë që lufton me çrregullimin e të ngrënurit.
Asaj i është dashur të jetojë nën vëzhgimin e pamëshirshëm të publikut dhe shtypit. Kjo e çoi në depresion dhe bulimi.

Presioni i lartë i publikut ka ndikuar shume në shëndetin e saj mendor dhe trupor. Medikamentet psikike për çrregullimet e humorit zakonisht shkaktojnë shtim në peshë.
Gjatë gjithë kësaj kohe i është dashur të përballet edhe me komentet negative që merr në rrjete sociale.

Disa vite mëparë ajo ndaloi së shqetësuari për këto komente dhe ndërpreu dietën që mbante rregullisht dhe u shëndosh edhe më shumë. Por ndihej më e shëndetshme dhe më e lumtur me veten dhe jetën e saj. Këngëtarja foli për luftimin e dismorfisë së saj dhe zbuloi se nuk pranoi të jepte një shembull të keq për fansat e saj.

Edhe tani, pavarësisht se ka një progres mjaft pozitiv me trupin, Demi pranoi se ajo kishte ende ditë kur i duhej të përballej me ndjenjat negative për imazhin e saj për veten. Ajo shkoi më tej duke thënë se do mundohej të gjendej afër çdo vajze që vuan nga ky problem.

Per te pare ndryshimin e Adele nder vite klikoni linkun.