Mar 8, 2023
 in 
Produkte

Parfumet që ju duhen për stinën e pranverës

M

ë në fund marsi erdhi dhe bashkë më të edhe pranvera. Është momenti të ndryshojmë edhe parfumin tonë, aromën identifikuese. Me ikjen e dimrit, edhe aromat e forta dhe të konsideruara të rënda nuk janë më në trend.

Pranvera dëshiron aroma të freskëta dhe të lehta. Ju sugjerojmë më poshtë disa variante parfumesh që konsiderohen si të përshtatshëm për këtë stinë dhe do ti bëjnë të gjithë tju pyesin se çfarë parfumi keni hedhur.

Miss Dior Eau De Parfum

Është qëndisur me nota të freskëta të zambakut të luginës,  nuancë kajsie dhe nota të Irisit pluhur.

Gucci Bloom

Notat e Gucci Bloom janë ato të tuberozës natyrale dhe jaseminit që krijojnë një aromët ë pasur lulesh në lëkurë.

Jo Malone London Wood Sage & Sea Salt

Nota e frutave është bergamot ashtu edhe si grejpfrut. Pasohet nga një aromë e ëmbëlsi myshk dhe një notë delikate me spërkatje kripë.

New Chanel Chance

Piper rozë,jasemini dhe paçuli ndërthuren në një përbërje të pakapshme, që krijon një aromë me nota të theksuara lulesh dhe vanilje.

 Marc Jacobs Daisy Eau So Fresh

Notat joshëse të aromës së mjedrës dhe grejpfrutit shkëlqejnë në lëkurë si rrezet ediellit, duke u bashkuar me një aromë sensuale të trëndafilit të egër.

Chanel Coco Mademoiselle

Aroma e portokallit menjëherë zgjon shqisat kur ndjehet ky parfum.Një bashkëpunim midis jaseminit dhe trëndafilit të majit ka krijuar këtë aromë të pastër  dhe sensuale.

TOM FORD Neroli Portofino

Neroli Portofino përmban nota të bergamotit, mandarinës, limonit, nerolit, livandës,rozmarinës, jaseminit dhe qelibarit.

Klikoni linkun per te mesuar me shume rreth produkteve bestseller nga Huda beauty.

 

Përtu informuar më shumë rreth produkteve best seller të Dior klikoni linkun.