Apr 18, 2023
 in 
Personazh

Pas skandalit të rimelit,Jeffree Star tregon për marrëdhënien me Mikayla.

T

ë gjithë e mbajmë mend skandalin e para pak muajve me rimelin e L’oreal. Tik toker Mikayla Nogueira u përpoq ti bënte marketing rimelit të ri por e gjithë video rezultoi një gënjeshtër për shkak se përdori qerpikë fallco. Në atë kohë ishte pikërisht Jeffree Star që ngriti zërin për këtë gënjeshtër.

Sot pasi kanë kaluar disa muaj dhe nuk kemi akoma një përgjigje nga Mikayla,Jefree gjatë një interviste ka treguar se si është raporti me Tik tokeren.

“Ajo nuk më ktheu asnjëherë përgjigje për pyetjet që kisha mbi videon e famshme të rimelit.Është tipike në fakt sepse ka një skuadër të madhe menaxhimi. I kërkova gjithashtu të takoheshim në Wyoming e ta bënim provën e rimelit bashkë por nuk mora asnjë përgjigje. Nuk e kuptova pse sepse ajo gjithmonë ka qënë e sjellshme me mua. Kemi folur shpesh.”

Jefree Star më pas tregon që e ka provuar vetë rimelin e Loreal dhe ishte mjaft i mirë, kështu që në këndvështrimin e tij Mikayla skishte pse të gënjente në video. Ai vazhdon:

“Nuk e kuptova pse duhet të gënjente. Gjithsesi ajo ka dasmën për pak muaj dhe i duhet të paguajë shumë. Por gjithsesi ajo po bën milliona në muaj falë industrisë së bukurisë.”

Kliko linkun nese akoma nuk e ke mesuar se cfare ndodhi me Mikayla dhe rimelin e Loreal.