Aug 1, 2023
 in 
Studime

Përfitimet e të qëndruarit në rërë të nxehtë.

J

u ka qëlluar të dëgjoni shpesh më të vjetrit në moshë kur thonë “Po mbaj pak këmbët në rërë të nxehtë”? A e keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë përfitimet e të qëndruarit për një kohë të caktuar në rërë? Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë.

Të qëndruarit në rërë të nxehtë është një lloj terapie e veçantë dhe në gjuhën shkencore mban emrin “Sabloterapi”. Ajo daton mijëra vjet më parë, në Egjiptin e lashtë për të trajtuar sëmundjet inflamatore. Spa-të moderne kanë ringjallur praktikën dhe po ofrojnë trajtime masazhi me rërë kuarci për klientët e tyre.

Çfarë është sabloterapia?

Rëra është sinonim i plazhit dhe i kohës së lirë përdisa, por ka edhe disa përfitime edhe më të mëdha. Sabloterapia, e njohur gjithashtu si psammatoterapia ose arenoterapia, në thelb është një banjë me rërë. Trupi juaj është plotësisht i mbuluar me rërë nga ekspertët në një vend të zbrazur të madhësisë suaj të krijuar më parë. Vetëm koka juaj mbetet në sipërfaqe, e mbështetur në një jastëk me rërë. Kjo banjë me rërë ofron shumë përfitime, duke filluar me një ndjenjë të plotë relaksi dhe mirëqenieje.

Kjo metodë është e shkëlqyer për lëkurën dhe reumatizmën. Rëra, e ngrohur nga dielli, ka të njëjtat veti si sauna kur djersiteni. Kjo i lejon trupit të eliminojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura, por gjithashtu stimulon qarkullimin e gjakut dhe lejon trupin të thithë mineralet e pranishme në rërë. Në fund ju keni lëkurë më rrezatuese, më të shëndetshme dhe të eksfoliuar.Terapia me rërë është gjithashtu e dobishme për lehtësimin e reumatizmës.