Apr 29, 2023
 in 
Estetikë

Përgatit në shtëpi këtë serum magjik për qerpikët

Q

erpikët e gjatë janë trend i momentit. Ato i japin lookut një vizion ndryshe duke e berë grimin të duket më i kompletuar.  Por dhe në ditët kur nuk dëshironi make up në fytyrën tuaj, qerpikët e gjatë ju tregojnë më të rregullta.

Shpeshherë vrapojmë drejt estetisteve për të vendosur qerpikë fallco duke e ditur shumë mirë se ky proces do ti dëmtojë qerpikët natyralë.

Pse nuk provoni ti rrisni në mënyrë të shëndetshme qerpikët tuaj? Provoni të krijoni këtë serum në kushte shtëpie dhe na falenderoni me vonë.
Në një shishe të vogël qelqi miksoni këto produkte. Hidhni dy lugë vitaminë E dhe më pas shtoni 3 lugë nga vaji i arganit.  Ju duhen gjithashtu dhe dy lugë nga vaji i bajames.  Dhe në fund shtoni edhe dy lugë vaj kastori.  

Të katërt janë ingredientë të mrekullueshëm që premtojnë shumë.
Përdoreni serumin çdo natë para se të flini dhe na tregoni për rezultatet tuaja.

Po per kolagjenin keni degjuar? Lexoni me shume se cfare ben ai per ju duke klikuar linkun.