Feb 6, 2023
 in 

Përse duhet të përdorim krem dielli edhe në dimër

S

humë individë mendojnë se me ardhjen e stinës së dimrit kremrat e diellit nuk ju hyjnë më në punë. Kjo pasi rrezet e diellit do jenë të pakta e nuk do të ketë probleme për lekurën.

Por nëse nuk po përdorni një krem dielli në dimër jeni duke bërë një gabim fatal për fytyrën tuaj

Dermatologët e konsiderojnë vendosjen e kremit të diellit si një hap shumë të rëndësishëm të rutinës suaj të kujdesit për lëkurën në çdo stinë të vitit.

Nuk ka rëndësi nëse koha është e vrenjtur, prapë rrezet e diellit arrijnë të depërtojnë nën lëkurë. Rrezet UVA dëmtojnë shtresat më të thella të lëkurës ndërsa rrezet UVB shtresat më sipërfaqsore.

Rrezet e diellit shkaktojnë plakje të parakohshme duke krijuar rrudha të shumta në fytyrën tuaj. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët nuk kanë përdorur SPF kanë hasur në fytyrë rrudha më herët se të tjeret që e kanë përdorur sistematikisht. Kjo pasi kremi i diellit ka faktorin antiage.

Një nga efektet më të këqija që rrezet e diellit kanë është kanceri i lëkurës. Sipas shumë dermatologëve kanceri nuk bën përjashtime nëse është verë apo dimër. Edhe ato pak rreze dielli të dimrit mund të jenë fatale për ju nëse nuk përdorni SPF.

Për lëkurat e thata kremi i diellit kujdeset vazhdimisht që ato të jenë të hidratuara.

Dhe nëse mendoni që SPF qëndron më gjatë në fytyrë gjatë dimrit, gaboheni. I ftohti, bora dhe erë e fortë bëjnë që kremi të largohet më shpejt nga fytyra. Prandaj mos harroni ta aplikoni shpesh gjatë ditës edhe në dimër.

Kujdesuni për lëkurën tuaj, do ta keni me vete gjithë jetën!

Nese doni te lexoni me shume per rrudhat klikoni ne linkun me poshte.

https://www.revistakozmetike.al/posts/si-formohen-rrudhat